TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2025, 18:09

Shtohen rastet me grip, 13 mijë persona në urgjencë gjatë një jave

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen rastet me grip, 13 mijë persona në urgjencë gjatë

Rastet e personave të prekur nga gripi dhe viroza të stinës janë rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Sipas raportimeve të bëra nga njësitë e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin, rreth 13 mijë persona janë paraqitur tek mjeku i familjes si pasojë e infektimeve.

Numri më i madh i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore janë fëmijët deri në 5 vjeç, ndërsa kjo ka çuar edhe në mbingarkesat e urgjencave pediatrike në ditët e fundit të vitit që sapo kemi lënë pas.

Infeksionet respiratore të sipërme janë ato që predominojnë në popullatë. Edhe pse infektimet janë të përhapura në të gjithë vendin, vërehet se Gjirokastra, Durrësi, Delvina dhe Vlora kanë përhapje më të madhe të sëmundjes.

Epidemiologët e konsiderojnë një aktivitet normal, ndërsa pritet që në javët në vijim, numri i të infektuarve të rritet.

Aktualisht, numri i të infektuarve me grip dhe viroza të stinës është ndjeshëm më i lartë krahasuar me një vit më parë. Sipas mjekëve, vaksinimi është forma më e mirë e mbrojtjes nga format e rënda dhe fatalitete.

Aktualisht mbi 205 mijë persona, shumica mbi 65 vjeç kanë aplikuar vaksinën kundër gripit të ofruar falas në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Lini një Përgjigje