TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2025, 16:32

Komisonerët e vetingut me mbrojtje speciale edhe pas larimit nga detyra, Rama u vë truproja deri në fund të vitit

Shkruar nga Pamfleti

Komisonerët e vetingut me mbrojtje speciale edhe pas larimit nga detyra,

Pas largimit nga zyra, komisonerët e vetingut do të vijojnë të kenë mbrojtje të posaçme.

Qeveria shqiptare më 30 dhjetor 2024 ka përcaktuar me vendim se kryetarja dhe anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit hyjnë në listën e personaliteteve që duhet të mbrohen nga oficerët e Gardës deri në fund të vitit 2025.

KPK mbylli mandatin, duke futur në skaner 800 gjyqtarë dhe prokurorë, ku afro gjysma e tyre u shkarkuan apo u dorëhoqën.

Vetë komisionerët kanë kërkuar që të kalojën tani në sistemin gjyqësor, duke u bërë kolegë me at që konfirmuan në detyre.

Megjithatë derisa të merret një vendi, ata do të kenë mbrojtje nga Garda deri më 31 dhjetor 2025.

Lini një Përgjigje