
Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të dërgohet për mjekim në Athinë. Lajmi bëhet me dije nga media greke ‘Protothema’, që shkruan se gjendja shëndetësore e Janullatosit, 95 vjeç, është rënduar. Prej datës 30 dhjetor, Janullatos është i shtruar në një spital privat.
Gjendja e tij, sipas mediave greke, është në kontroll, por për dërgohet për kontrolle mjekësore pasi ka pësuar një hemorragji në stomak.
Për këtë arsye, u gjykua e domosdoshme transportimi i tij në Athinë, me një avion të Forcave Ajrore. Transportimin e tij do ta kryejë një ekip i posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi).
Kujtojmë se Kryepeshkopi ishte shtruar në një spital në Shqipëri prej 30 dhjetorit 2024, kur u bë e ditur se ai ishte prekur nga një virozë sezonale.
Janullatos, i ka shërbyer Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1991 dhe është, në kuptimin e plotë të fjalës, themeluesi i saj.
Lini një Përgjigje