TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2025, 12:50

Apeli i GJKKO-së vendosi detyrim paraqitje për Berishën, Gjokutaj tregon a do ta zbatojë vendimin ish-kryeministri

Shkruar nga Pamfleti

Apeli i GJKKO-së vendosi detyrim paraqitje për Berishën, Gjokutaj

Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO-së si zgjidhjen më të keqe që është dhënë ndonjëherë nga gjykata e cila caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj për ish kryeministrin Berisha.

Avokati i kreu të PD-së, tha se vendimmarrja nëse do të paraqitet apo jo, i takon Sali Berishës.

“Ne nuk bëjmë parashikime, vendimarrja është e Berishës. Vendimin nuk e kemi të qartë. Eshtë vendim i pakuptimtë, i çuditshëm. Duhet të lexojmë vendimin”, deklaroi Gjokutaj.

“Apeli i GJKKO mbi ankimin e prokurorisë, në bazë të një vendimi të shkallës së parë për revokimin e masës për Berishën, vendosi zëvendësimin e saj pjesërisht. I qëndronte masës arrest në shtëpi, nuk kishte kërkesë tjetër. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se sa Gjykata Kushtetuese, dy herë që shtyn gjyqin për shkaqe objektive, që detyrim për paraqitjeje e quan kushtetues. Sot jemi para këtij vendimi, detyrimi për t’u paraqitur. Vijmë sërish në krye të herës. Vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim është zgjidhja më e keqe që është dhënë ndonjëherë, nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokurori s’ka bërë kërkesë për masë sigurimi tjetër, ata i qëndrojnë arrestit në shtëpi. Prokuroi thotë që fjalët e mia janë të drejta, s’kemi nisur ende gjyqin. Duhet bërë urdhri i ekzekutueshëm dhe duhet komunikuar. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Gjokutaj.

Avokati i ish-kryeministrit sulmoi Apelin e GJKKO, duke e quajtur një gjykatë të kapur si të gjithë të tjerat. Ku vendim sipas tij është i çuditshëm, pasi gjyqtari ka dalë nga objekti i gjykimit. Gjokutaj thotë se SPAK nuk kishte kërkuar këtë masë sigurie, por rikthimin e masës së sigurisë arrest shtëpie.

"Me një vendimmarrje të çuditshme Apeli i GJKKO, mbi ankimin e prokurorisë në bazë të një vendimi të Shkallës së Parë për revokimin e masës për Berishën, vendosi kryesisht zëvendësimin e masës. Ne jemi të qartë se objekti i këtij gjykimi ishte kërkesa për shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë. Prokurori i qëndronte masës arrest në shtëpi, nuk kishte kërkesë tjetër.

Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se sa Gjykata Kushtetuese, dy herë që shtyn gjyqin për shkaqe objektive, që detyrim për paraqitjeje e quan kushtetues, e cila nuk i hyri kërkesës për sqarimin e kufizimit të lirisë së një deputeti. E dini këtë sagë dhe sot gjendemi para këtij vendimi, detyrimi për tu paraqitur. Vijmë sërish në krye të herës, te kjo histori", u shpreh Gjokutaj. 

Lini një Përgjigje