
Analisti Ben Andoni ka folur lidhur me rikthimin e masës “detyrim paraqitje” për Sali Berishën nga Apeli i GJKKO-së. Andoni tha se Berisha po përballet tashmë me problemet penale, të cilave nuk mund t’u shmanget më.
“Berisha gjendet përballë problemeve penale, do i duhet të merret kur çështja të kalojë në gjykatë. Nuk ka asgjë nga ato që PD u mundua të glorifikojë kur doli nga arresti shtëpiak”, tha Andoni për “Report Tv”.
Ai shprehet gjithashtu se Berisha do tregohet pragmatist dhe do paraqitet në gjykatë dy herë në muaj në ndryshim nga hera e parë.
“Moszbatimi e çoi në shtëpi. Por këtë herë i duhet të jetë pragmatist, i ka mbetur pak javë nga zgjedhjet. Shansi i fundit të jetës së tij edhe për PD. Që po shfrytëzohet për interesin e Berishës. Kur shikon metamorfozën e atyre njerëzve që nuk pranonin Berishën. Kjo parti është në funksion të Berishës. Ka peshë për të mobilizuar partinë. Sistemi i drejtësisë mbikëqyret nga të huajt. Edhe nëse vjen në fuqi Berishë do punojë me këtë drejtësi. Ajo që thotë për Strasburgun. Po mundohet të përfitojë nga burokracia e ftohtë e BE-së. Ata gjykojnë thjesht mbi ligjin”, u shpreh Andoni.
Sipas tij, Berisha e ka kthyer PD-në në funksion të kauzës së vet.
“Dilemë e madhe e PD. Që i sjell para aleatëve dhe fytyrës që do tregojnë në zgjedhje. Nëse nuk respekton ligjin dhe institucionet, llogarite se çdo bësh nëse do vish në fuqi. Berisha po e shfrytëzon PD dhe një pjesë vetëm për të qenë në lista po i shmangen kanoneve morale, po i bëjnë shërbimin më të keq, shqiptarët duan respekt për ligjin, duan shembuj që mbi kurrizin e gjithë politikanëve shqiptarë, të jenë para drejtësisë. Interesi i tyre është vetëm në datën kur do përcaktohen listat. Keni për të parë se ç’reagim do bëjnë ndaj kolegëve të tyre”, vijoi analisti.
Ndërsa deputetë që i janë bashkuar kauzës së Berishës, sipas Andonit i shërbejnë interesit të tyre për të qenë në listat e deputetëve më 11 maj.
“Mendojnë vetëm për interesat e tyre, nuk mendojnë për atë komunitet të të djathtëve. Që duan që Shqipëria të nxirret nga kjo letargji”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje