TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2025, 21:57

“Shqipëria s’mund të qeveriset nga njerëz në gjyq”, gazetari: Zyrtarët e marrë të pandehur të japin me urgjencë dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria s’mund të qeveriset nga njerëz në
Kryeminsitria

Gazetari Neritan Sejamini ka lëshuar kritika të forta ndaj qeverisë dhe standardeve të munguar të përgjegjshmërisë publike. Ai deklaroi se zyrtarët që janë nën hetim ose të përfshirë në skandale me krimin dhe korrupsionin duhet të dorëhiqen menjëherë, pa pritur që opozita të ngrihet në rrugë.

Ke drejtues agjencish shtetërore që janë në gjyq dhe vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ky është standard i papranueshëm, jo vetëm politik, por edhe moral”, u shpreh Sejamini në "A2 CNN".

Ai solli shembullin e drejtoreshës së Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit. Gazetari vuri në dukje se shumë prej zyrtarëve më të lartë,– përfshirë drejtorë të Rrugëve, KESH-it, OSSHE-së dhe Bashkisë Shkodër, ndodhen nën hetim apo përballë drejtësisë, por asnjëri nuk ka dhënë dorëheqjen, duke e quajtur këtë një model të keq qeverisjeje dhe papërgjegjshmërie publike.

Ai kritikoi gjithashtu heshtjen e një pjese të elitës akademike dhe mediatike, duke e krahasuar me rastin kur disa muaj më parë bënë peticion kundër studiuesve të gjuhës shqipe, ndërkohë që në rastet e korrupsionit real e institucional, heshtin totalisht.

“Nëse duam të jemi si Evropa, atëherë njerëzit nën hetim duhet të japin dorëheqjen që nesër. Për këtë nuk ka nevojë opozita të dalë në rrugë. Ky është standard europian,” përfundoi Sejamini.

sejamini spak akuza

Lini një Përgjigje