TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2025, 19:38

U akuzua për lidhje me Sigurimin, Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos

Shkruar nga Pamfleti
U akuzua për lidhje me Sigurimin, Këshilli Bashkiak i Lushnjës i
Gjergji Velo & Bashkia Lushnje

Vetëm dy muaj pasi u shpall “Qytetar Nderi” i Lushnjës, Gjergji Velo humbi zyrtarisht titullin pas një vendimi të ri të Këshillit Bashkiak, i cili e riktheu çështjen për rishqyrtim për shkak të mungesës së informacionit të plotë nga Autoriteti i Dosjeve.

Me 23 vota pro, 4 kundër dhe 8 abstenime, këshilltarët vendosën të anulojnë vendimin fillestar, mes polemikave të forta politike. Vendimi i parë kishte hasur rezistencë të fortë nga Partia Demokratike dhe këshilltarët e djathtë, të cilët e konsideronin Velon si një figurë të errët të së kaluarës komuniste.

Gjergji Velo, ish-kryetar i Komitetit të Lushnjës gjatë regjimit komunist, akuzohet se ka firmosur vendime që ndihmuan në persekutimin e kundërshtarëve politikë, sidomos në qytetin e Lushnjës, i njohur për numrin e madh të të internuarve dhe të përndjekurve politikë.

Pas votimit, reagoi deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i cili e quajti këtë një akt drejtësie morale për të përndjekurit politikë dhe një hap simbolik për pastrimin e kujtesës publike nga glorifikimi i figurave të regjimit të kaluar.

“Dinjiteti i të përndjekurve dhe të internuarve në qytetin e Lushnjës u vendos në vend. Për t’u respektuar këshilltarët e majtë që votuan për heqjen e titullit shokut Velo, duke i dhënë një leksion edhe Bashkisë”, deklaroi Korreshi.

Ai i kërkoi publikisht Bashkisë një ndjesë zyrtare, si dhe largimin e fotove dhe materialeve nga ceremonia e dhënies së titullit, duke e cilësuar këtë si një minim të dinjitetit të viktimave të komunizmit.

lushnje gjergji velo

2 Komente

  1. T
    Tafili

    Komunizmi I ka rrenjet e thella, veshtir te shkulet.

    1. B
      Bajram Noka

      Pak me vonesë????Por sikur edhe një dit???Kush ka punuar në organet e sigurimi.Prokuror.Gjykatës.Por edhe polic i thjeshtë????Duhet të largohen????Por duhet të ?????Ta shkatërrojnë(në gjuhën popullore)të gjith????ish informator të ish sigurimi famëkeq komunist???????????????Kurr sot jan fera me gjëmba.Kurr ??????Lufta e klasave egziston (të maskuar)Kurr sot po vuajmë pasojat??????????????????

      Lini një Përgjigje