TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2025, 16:11

Banorët e Durrësit i rikthehen protestave kundër projektit TID: Duan të ndërtojnë kulla, bashkia fsheh të vërtetën!

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e Durrësit i rikthehen protestave kundër projektit TID:
Banorët e Durrësit në protestë

Banorët kanë kërkuar pezullimin e këtij projekti që e cilësojnë korruptiv.

Banorët që janë të prekur nga projekti TID kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme.

Ata kanë dalë përpara sheshit qendror të qytetit, duke kërkuar pezullimin e këtij projekti që e cilësojnë korruptiv.

Sipas tyre, qëllimi i vërtetë është i kullave në zonë, ndërsa akuza janë ngritur edhe ndaj kryetares së bashkisë, Emiriana Sako, lidhur me mënyrën e menaxhimit dhe transparencën e projektit.

Banorët kanë bërë të ditur se do kërkojnë më tej ngritjen e një Komisioni Hetimor në Këshillin Bashkiak, krijimin e një Forumi Këshillimor Vendor, si dhe firmosjen publike të një dokumenti drejtuar Albanian-American Development Foundation (AADF).

Ndërkohë, më herët, familjet e prekura i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar pezullimin e zbatimit të projektit TID, në pritje të një rishikimi të plotë të tij dhe të ndikimit që ka mbi zonën historike dhe banorët aktualë.

banorët e durrësit proteste kulla projekti tid

Lini një Përgjigje