TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2025, 15:34

Personi që “hoqi qafe” një nga hajdutët më të mëdhenj u bë Avokat Populli, Beqaj ‘tërbohet’ me Ramën në sallën e gjyqit!

Shkruar nga Pamfleti
Personi që “hoqi qafe” një nga hajdutët më
Beqaj & Shabani

Beqaj i zemëruar me Ramën: Pse shpërbleve atë që më paditi në SPAK?

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është irrituar me Edi Ramën dhe kolegët e tij të PS për votën që ata i dhanë Endri Shabanit për ta bërë Avokat të Popullit.

Sot u mbajt seanca e radhës në gjykatë për çështjen e Sterilizimit, dhe Ilir Beqaj kujtoi se personi që e paditi është ai që sot është Avokat i Popullit. Endri Shabani do të jetë ndër të parët në listë që do të thirret si dëshmitar në gjykatë.

Kujtojmë se në vitin 2019, po në datën 23 dhjetor, ishte "Nisma Thurje", e drejtuar nga Endri Shabani, që paraqiti në SPAK një padi për vjedhjet me Sterilizimin. Por kjo e ka acaruar Beqajn, pasi Rama shpërbleu personin që “hoqi qafe” një nga hajdutët më të mëdhenj në vend.

Kallëzimi është bërë më 23 dhjetor 2019. Si sot, fiks 6 vjet më parë. Dhe sot ky person është ndër të parët në listën e dëshmitarëve të akuzës. Pra, sot kemi këtë paradoks: Ai që duhet të jetë zëri i qytetarit përballë pushtetit, del në rreshtin e akuzës; ai që duhet të jetë garanci kundër arbitraritetit, shfaqet si pjesë e mekanizmit që e ushqen atë. Sipas deklarimeve të tij publike, ai është shprehur se është i lumtur që unë jam në pranga, edhe pse kjo nuk lidhet me kallëzimin e tij. Sipas po atyre deklarimeve, ai ka qenë në dijeni se i njëjti fakt penal ishte hetuar më parë dhe ishte pushuar hetimi; megjithatë, bëri kallëzim sërish, pa asnjë provë të re”, tha Beqaj.

Sipas tij, posti i mbrojtjes së qytetarit përdoret si podium politik, ndërsa qytetari mbetet pa mjetet minimale për t’u mbrojtur në gjykatë. Më tej, ai sulmoi drejtpërdrejt deputetët me të cilët dikur është ulur krah për krah. Teksa u duk i irrituar edhe me "puthjen" e Shabanit. 

Për mua që vij nga politika, nuk përbën asnjë çudi që Grupi Parlamentar i PS të votojë për një post të lartë kushtetues një kundërshtar politik dhe një person që ka kallëzuar penalisht projekte dhe kontrata të qeverisë së PS. Historia politike e Shqipërisë nga 1912 deri më sot ka parë edhe më shumë. Historia botërore nga Roma e lashtë e deri më sot ka parë shumë më shumë. Ajo që më habiti nuk ishte vota. Ishte puthja. Jo puthja e zakonshme njerëzore. Puthja me dorë nga larg. Deputetë që kanë 4 muaj në Parlament dhe deputetë që janë aty prej 20 vitesh. Të gjithë njësoj u ndezën nga puthja. Pasuan duartrokitje ngazëlluese, të sinkronizuara, me intensitet sikur ndonjë ligj i rëndësishëm të ishte miratuar. Ose ndoshta këta 18 muaj paskam humbur unë sensin e realitetit”, tha ai.

Pra, duket se si shumë të tjerë, edhe Iliri tani e kuptoi që Rama i shet të gjithë, edhe ata që dikur i ka pasur miq. Megjithatë, për Endri Shabanin, PS meriton një vlerësim, pasi “shpërbleu” njeriun që hoqi nga politika dhe nxori para drejtësisë njeriun që ka vjedhur në të gjitha postet. Sa ishte ministër i Shëndetësisë, vodhi pa hesap. Por nuk thonë kot që “vesi del me shpirtin”. Edhe kur u bë drejtor i SASPAC, sërish u kap duke vjedhur. /Pamfleti

 

beqaj shabani akuza avokat populli

Lini një Përgjigje