TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Dhjetor 2025, 21:09

Kush fshihet pas sulmit kibernetik ndaj SPAK? Karamuço zbulon detaje: Dokumentet do hidheshin në treg dhe në media

Shkruar nga Pamfleti

Kush fshihet pas sulmit kibernetik ndaj SPAK? Karamuço zbulon detaje:

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar detaje mbi sulmin kibernetik që ju bë SPAK. Sot ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, së bashku me ish-punonjësin e IMT Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni, janë marrë zyrtarisht të pandehur në lidhje me çështjen e hakerimit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas akuzës, tre të dyshuarit përballen me veprat penale të përgjimit të paautorizuar dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Karamuço tha në “EuronewsAlbania” se akuza e grupit kriminal është vënë që rasti të hetohej nga SPAK.

Karamuço: Normalisht është bërë metodë dhe zakon nga ana e SPAK-ut që për çështje që janë të lidhura drejtpërdrejtë me punën e tyre dhe i cenojnë ata si rasti konkret, ngrihet akuza e grupit të strukturuar kriminal që ta trajtojnë vetë, ta hetojnë vetë. Se në të kundërt do të shkoheshe në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, për t'u hetuar. Dhe prandaj është deri diku pak e sforcuar fillimisht ngritja e kësaj akuze, sepse duhet të ishte zgjeruar më tej, siç përmendi dhe Eni edhe kolegët e tjerë me hetime të tjera për të parë sa është numri i këtij grupi dhe tek ajo ana subjektive që unë thashë, duhet të shikohet kush është motivi.

Këto dokumenta do shiteshin, pra do tregtoheshin, këto dokumenta do t'ju jepeshin, njerëzve të tyre të afërt për t'u njohur dhe për të marrë masa, për të fshehur prova të tjera, sepse do shikonin që janë në hetim ose janë në verifikim.

Apo, do të, ky ishte rasti i tretë i përmendur, do të hidheshin në tregun mediatik për të njollosur dhe për të thënë që shiko, kështu jemi të gjithë. Pra, është ky relativizimi që na ndodh shpesh ne, që bëhet pastaj gjyq publik i madh dhe shiko ky po verifikohet, ai e ka problem e të tjera e të tjera për të njollosur, publikisht disa prej këtyre figurave, pavarësisht se ajo ka qenë në nivelin e verifikimeve normale që kryen SPAK-u për shumë prej subjekteve që nuk i çon asnjëherë në një akuzë konkrete, ose t'i marrë persona në hetim.

Lini një Përgjigje