
Vendimi i Jared Kushner, për t’u tërhequr nga plani i zhvillimit në Beograd, për partinë e Aleksandër Vuçiçit, do ta privojë Serbinë nga investimet e huaja shumë të nevojshme. Sipas SNS-së, si pasojë e kësaj, shtetet e tjera të Ballkanit do të përfitojnë.
Affinity Global Development i Kushnerit me seli në SHBA, ka deklaruar për Wall Street Journal javën e kaluar se po tërhiqej nga projekti për të ndërtuar një hotel, apartamente, dyqane dhe zyra në vendin e ish-selisë së ushtrisë jugosllave në Beograd.
Firma amerikane kishte nënshkruar një kontratë qiraje 99-vjeçare me qeverinë serbe vitin e kaluar, por projekti është përballur me kundërshtime. Megjithatë, planet të cilat u mbështetën nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, u përfshinë në një skandal korrupsioni dhe çuan në protesta nga serbët.
Javën e kaluar, prokurori i Serbisë ngriti një padi kundër tre zyrtarëve, përfshirë një ministër, për rolin e tyre në heqjen e statusit të mbrojtur të ndërtesave këtë vit, një veprim që kishte lejuar që projekti të avanconte, por që prokurorët pretendojnë se ishte bërë në mënyrë të paligjshme.
“Ata (protestuesit) i larguan investitorët. Ky është mesazhi më negativ për investitorët. Ata i kanë dërguar amerikanët në bregdetin shqiptar”, ka deklaruar të hënën për Prva TV Milos Vuçeviç, kreu i partisë qeverisëse SNS të Serbisë, shkruan Reuters.
Lini një Përgjigje