TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2024, 12:22

Shpërthimi me tritol në Durrës, pistat ku po heton policia

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi me tritol në Durrës, pistat ku po heton policia

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Durrës ku ndaj një biznesi u hodh lëndë plasëse, janë ende në vijim ndërkohë që policia deri më tani ka ngritur dy pista hetimore. Njëra prej tyre ka të bëjë me konfliktin e pronësisë dhe tjetra ka të bëjë me konkurrencën.

Por pronari i biznesit dyshon se është i njëjti autor, pasi sipas tij është e njëjta mënyrë që kanë ndodhur rastet e tjera të vënies së tritolit ndaj këtij biznesi.

Pronari Artan Alla ka treguar se biznesit të tij i është vendosur tre herë lëndën plasëse dhe se asnjëherë nuk është zbardhur si ngjarje, por as nuk janë kapur autorët.

“Është përdorur e njëjta skemë. Autori ka qenë I maskuar dhe me maskë është kapur momenti kur hedh lëndën plasëse në oborrin e brendshëm. Ka qenë në këmbë”, ka thënë ndër të tjera pronari i biznesit Artan Alla.

tritol durres

Lini një Përgjigje