
Në Konferencën e Kryetarëve po diskutohet në lidhje me komisionin e posaçëm parlamentar për dezinformimin, një propozim ky i Partisë Socialiste.
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se kjo është një tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe është një lëvizje e cila ndjek atë të dështimit të paketës antishpifje.
“Kjo është një tentativë për te spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka ndodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh”, ka thënë Gjekmarkaj.
Lini një Përgjigje