TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2024, 10:25

Një vrasës jashtë familjes? Eksperti Softa: Çfarë tregon gëzhoja tjetër e gjetur në shtëpinë e Pëllumb Metës!

Shkruar nga Pamfleti

Një vrasës jashtë familjes? Eksperti Softa: Çfarë

Specialisti i Policisë Fatjon Softa ka folur në lidhje me vrasjen që është e mbuluar ende me mister, ajo e Pëllumb Metës, i ekzekutuar nga 3 fëmijët e tij.

Megjithatë duket se një detaj i ri duket se mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve, pasi në shtëpinë e familjes është gjetur një gëzhojë që nuk i përket pistoletës së sekuestruar.

Kjo tregon edhe një herë, atë që kam thënë më parë që është e pamundur që një vajzë e tillë si Hygerta të ketë shkrepur armën. Fakti që është gjetur një gëzhojë tjetër në ambientet e shtëpisë së Pëllumb Metës, tregon se mund të ketë të tjerë të përfshirë jashtë familjes. Kjo hedh dyshimet se nuk është ajo vrasësja e vërtetë, por një person jashtë familjes. Duhet gjetur arma, të cilës i përket gëzhoja. Ka qenë një amë apo dy?”, tha Softa për Breaking.

Lini një Përgjigje