TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2024, 09:25

"Ishin dy makina", Karamuço zbardh detaje të reja mbi tragjedinë në Këlcyrë: Viktimat janë indianë dhe pakistanezë!

Shkruar nga Pamfleti
"Ishin dy makina", Karamuço zbardh detaje të reja mbi
Ervin Karamuço

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço është shprehur se se viktimat e aksidentit në Këlcyrë ishin indian dhe pakistanezë.

Karamuço theksoi se makina e aksidentuar ishte makina e dytë pasi makina e parë ishte larguar. 

”Kanë qenë dy makina, sepse grupi nuk është se ka kaluar direkt kufirin dhe kanë dal në rrugë, ata kanë dal në një pikë, një stan apo një serë që është e planifikuar si një pikë grumbullimi dhe pastaj makinat që vijnë i marrin pjesë-pjesë.

Makina e parë e cila ka ardhur nga Shkodra ka qenë një makinë po si kjo me qera dhe ka ardhur 8 orë përpara, ka marrë 4 persona dhe ka ikur dhe ajo makinë është kapur rastësisht në Kavajë. Është arrestuar shoferi janë dhe 4 persona të tjerë dhe 2 kanë indian dhe 2 pakestinez. Dhe mendohet edhe të vrarët në këtë aksident janë nga Pakistani dhe India.

Kjo ishte makina e dytë që u nis me vonese dhe mund të ishte planifikuar të vinte një makinë e tretë dhe më pas ky ka qenë  i detyruar ti merrte të gjithë madje e ka futur edhe në bagazh njërin prej tyre dhe aty ka pasur patrullë policie gjatë natës në këmbë në këtë zone”, tha Karamuço.

 

Lini një Përgjigje