
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani tha se aksidenti tragjik me 8 viktima në Këlcyrë tregoi problematikën e madhe që ekziston me emigrantët e paligjshëm. Ai theksoi se duhet të merren masa urgjente në kontrollin e kufirit.
Sipas tij, përveç personave që mund të kenë nevojë vërtetë për të emigruar, mund të futen dhe persona me kontigjentë kriminalë që mund të destabilizojnë politikisht shtetin.
“Problemi më i madh që ne duhet të na shqetësoj është se është një hall i madh që do të vij duke u rritur. Situata gjeopolitike, na tregon se lindja e Mesme po eksplodon, veçanërisht tani që zmadhohet përplasja Izrael-Hamas.
Zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ne duhet të kemi frikë dhe të merren masa urgjente. Të kontrollohet territori urgjentisht sepse nuk na vijnë vetëm hallexhinj që kanë hequr veshkën por nesër mund të na vijnë kontigjentë kriminalë që mund të na destabilizojnë politikisht”, tha ai.
Lini një Përgjigje