
33 vite pas 2 prillit 1991 maskara e vrasjes së 4 protestuesve në Shkodër dhe plagosjes së 20 policëve endet mes skenarëve të errët se kush ishte pas, edhe pse ajo u quajt masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.
Dokumentat e arkivës sjellin dëshminë e Gramoz Ruçit i cili i raporton më dy prill Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 2 prill 1991 dhe gjithçka kishte ndodhur.
Asnjë autor nuk është zbuluar as 33 vite pas masakrës së 2 prillit 1991 ku u vranë 4 protestues në Shkodër dhe u plagosën 20 policë.
-Kryesorja ka qenë grumbullimi në sheshin para komitetit të Partisë. Rreth 15.000 persona të cilët fillimisht kanë qëndruar përpara komitetit të partisë së rrethit.
-Nga forcat e ruajtjes së rendit është qëlluar me armë zjarri. Në këto momente turma është irrituar shumë dhe ka sulmuar edhe me shishe benzime e lëndë eksplozive.
-Nga hetimi del se forcave të ruajtës së rendit u janë marrë gjatë përleshjes nga persona të demonstrues armatime, pajisje mbrojtëse si: pistoleta, 70 shkopinj gome etj.
-Aktualisht nuk është zbuluar asnjë autor i kryerjes së veprave penale as të katër personave të vrarë. /Report TV
Lini një Përgjigje