
Është zbardhur dëshmia e pronarit të mobilerisë në Durrës, e cila u bë shënjestër e një sulmi me lëndë plasëse.
Artan Alla ka thënë para oficerëve të policisë se kjo ishte hera e tretë që e sulmonin me lëndë plasëse.
Ai nga ana tjetër pohoi se nuk kishte konflikte me askënd.
“Nuk kam konflikte me asnjë person. Kjo është hera e tretë që më sulmojnë. Nuk janë gjetur asnjë herë autorët. Autori ka qenë i maskuar me kapuç”, tha ai.
'Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.', njofton policia.
Lini një Përgjigje