TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2024, 09:28

Shpërthimi me tritol në Durrës, shoqërohen tre persona në polici

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi me tritol në Durrës, shoqërohen tre persona

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur te Kodra e Rrashbullit në Durrës.

Shpërthimi ka ndodhur tek një mobileri. Nuk ka dëme në njerëz, por janë shoqëruar 3 persona nga policia.

Dyshohet se shkak i vendosjes së lëndës plasëse artizanale janë konfliktet e pronësisë.

Pronari i biznesit ka deklaruar se ka një konflikt për një tokë. Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm (3 mars). Nga shpërthimi është thyer vetrata e mobilierisë ndërsa xhamat shihen të shpërndarë në tokë.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është dëgjuar edhe nga banorë të zonës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

shperthim tritol durres

Lini një Përgjigje