TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2024, 22:38

Kërcet arma në Velipojë, plagoset një 27-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Velipojë, plagoset një 27-vjeçar

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur në malin e Kolajve dhe i plagosur është Emiljano Paloka, 27-vjeç.

Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve. I plagosuri ndodhet në sallën e operacionit. Policia ka rrethuar zonën për kapjen e autorëve. 

"Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në  vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autoreve", njofton policia.

Lini një Përgjigje