TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2026, 18:15

Show me pranga i Ilir Prodës/ Arreston gazetarin, call center-at e Klausit mbeten të paprekur

Shkruar nga Pamfleti
Show me pranga i Ilir Prodës/ Arreston gazetarin, call center-at e Klausit
Me të bardha Klaus Shaqiri me Belind Këlliçin dhe Ilir Proda

Policia arreston gazetarin që denoncoi aferat e mikut të Belind Këlliçit, në vend që të hetojë mashtruesin e call centerave...

Ilir Proda dëshmoi edhe një herë sot se e përdor policinë për të mbrojtur klientët e tij dhe për të bërë shou.

Policia shpërndau me bujë sot një deklaratë se kishte arrestuar gazetarin Elio Laze, sikur ky i fundit të ishte kreu i një bande kriminale. Po ashtu u shpërndanë edhe pamje ku policët i vendosnin prangat.

Nëse gazetari ka vënë gjoba, padyshim që duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë.  Por ngjarja merr përmasa skandaloze te shou i policisë, e cila fsheh shumë ngjarje të rënda dhe mburret me arrestime gazetarësh.

Nga ana tjetër, kush është Klaus Shaqiri, që pretendon se i ka rënë në qafë gazetari?

Klaus Shaqiri është një i ri, anëtar i FRPD, që nga hiçi është bërë milioner. Sipas të dhënave të QKB-së, ai rezulton pronar i kompanisë “Finantex”.

Show me pranga i Ilir Prodës/ Arreston gazetarin, call center-at e Klausit

Bëhet fjalë për një rrjet call center-ash, të cilët mashtrojnë qytetarët nga jashtë vendit dhe u marrin miliona. Dhe duket se këtu fle lepuri. Policia e Ilir Prodës, bashkë me prokurorinë, nuk hetojnë kompaninë në fjalë për të parë se ku i gjeneron paratë, por vetë arrestojnë gazetarin.

Situata bëhet akoma edhe më e rëndë, pasi në skenë del edhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi. Klaus Shaqiri është një nga miqtë e Belindit dhe madje ky i fundit e ka futur në FRPD. Gazetari ka shkruar se kjo lidhje e ka bërë atë imun ndaj hetimeve dhe, në realitet, policia nuk ka kryer asnjë kontroll apo hetim për këtë aktivitet call center-ash, edhe pse tashmë po del sheshit se në Shqipëri ky aktivitet është përdorur për të mashtruar njerëz.

Gjithnjë nën mbrojtje policore, Shaqiri menaxhon disa celula call center-ash në Tiranë, duke mashtruar qytetarë evropianë përmes investimeve të rreme. Paratë, produkt i aktivitetit kriminal, Shaqiri i ka investuar në pasuri të paluajtshme në emrin e të afërmve.

Në vend që të godiste bosin e call center-ave, Policia e Shtetit, segmente të të cilës shërbejnë si mburojë e kokave të Forex-it, ka arrestuar gazetarin Elio Laze, i cili ka denoncuar aktivitetin kriminal të Shaqirit.

Të njëjtën gjë policia ka bërë me Amant Josifin. Po ashtu, edhe aksioni i SPAK-ut i pak ditëve më parë në qendër të Tiranës u dekonspirua. Në Tiranë ka disa rrjete call center-ash që mbrohen nga policia dhe sot u tregua se “Finantex” është një prej tyre. /Pamfleti

 

klaus shaqiri ilir prod call center

1 Komente

  1. E
    Elio

    Klasifikimi hajduti

    Lini një Përgjigje