TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni informativ

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë, ku ndër të tjera veçojmë:

Seanca plenare u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta. Demokratët tentuan të bllokojnë foltoren në dy interpelanca, ndërsa mazhoranca u duk e brishtë, duke zbritur në 67 vota. Paralelisht, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë të unifikuar kundër akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si shtrembërim të rrezikshëm të historisë, ndërsa në Hagë kërkohen deri në 180 vite burg në total.

Jashtë Kuvendit, banorë të “Velipojës” dhe “Durrësit” protestuan për çështje pronash, me Agron Shehajn që u bashkua në mbështetje të tyre. Kryeministri Rama vijoi sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, duke përmendur 92 vendime që, sipas tij, i kanë kushtuar shtetit 12 milionë euro. Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese shtyu vendimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve e prokurorëve për mungesë shumice.

SPAK intensifikon veprimet: kreu i tij u takua me Presidentin e Eurojust, ndërsa Prokuroria e Posaçme paralajmëroi hetime të forta për tenderë mbi 800 mijë lekë dhe ryshfete mbi 50 mijë. Në Tiranë u grabit një bankë, por autori u arrestua menjëherë; ai deklaroi se e kreu aktin për shkak të borxheve. Ndërkohë, Sergei Hasanpapaj ekstradohet nga Belgjika për vrasjen e Bledar Muçës.

Në Kosovë, nis zyrtarisht mandati i tretë i Albin Kurtit, me fokus situatën në Hagë dhe dialogun politik. Në arenën ndërkombëtare, Zelensky pranoi propozimin amerikan për bisedime të reja me Rusinë. Në SHBA, republikanë iu bashkuan demokratëve për pezullimin e tarifave ndaj Kanadasë, duke sfiduar Trump-in.

Në sport, hidhet shorti i Ligës së Kombeve 2026/27, që shënon nisjen e rrugës drejt “EURO 2028”, me risi të rëndësishme në format.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje