TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2025, 20:30

"Sherri brenda Nismës Shqipëria Bëhet, telenovelë komike", Mërtiri: Lapaj dhe Shabani duhet të tërhiqeshin

Shkruar nga Pamfleti

"Sherri brenda Nismës Shqipëria Bëhet, telenovelë

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar përplasjen Lapaj-Shabani për mandatin e deputetit.

Ai tha se Adriatik Lapaj ka humbur shpresat për t’u bërë deputet, pasi Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi ankimin e kreut të “Shqipëria Bëhet”.

Mërtiri u shpreh se e gjithë kjo situatë u kthye në një telenovelë komike dhe se e gjithë kjo situatë nga të rinjtë të paktën duhet të ishte shmangur. Po ashtu, Mërtiri tha se do të ishte mirë që Lapaj dhe Shabani të tërhiqeshin.

“Kjo odise është një aspekt komik. Problemi më i madh është deklarata e Lapajt para zgjedhjeve që unë nuk e marr mandatin nëse marrim vetëm një. Tani bën gjithë këtë luftë dhe kjo e bën akoma më komike. Në çfarë s’kemi parë nga ato që bëjnë të vjetrit. Pra kemi objekte për telenovelë komike. Por sido të jetë, të rinjtë e meritojnë të jenë në Parlament. Por kështu si e kanë bërë këta unë do thoja që do tërhiqeshim, po të isha në vendin e Tikut”, tha ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje