
Juristja Brizida Gjikondi tha se Partia Demokratike tashmë i takon të shkuarës. Sipas saj, në krye të partisë është një person me probleme.
Gjikondi tha se tashmë, askujt nuk i bën më përshtypje është apo jo Berisha non-grata pasi i bashkon interesi dhe jo ideali.
Gjikondi u shpreh gjithashtu se duket se PD ka marrë totalisht pushimet dhe se nuk do të jetë çudi që në shtator të nisin sërish “teatrin” e tyre.
“Berisha dhe e vërteta nuk janë asnjëherë në të njëjtin kah. Ata janë thjesht lobues, kanë marrë një shumë të majme pagesash. Dhe një nga arsyet për t’i treguar DASH se kanë të bëjnë me një të moshuar mjeran, këto janë histori të njohura kush merret me ligje dhe amnisti”, u shpreh ajo për “Abc News”.
Lini një Përgjigje