
Këshilli i Ministrave ka emëruar drejtoreshën e re të Galerisë Kombëtare të Arteve.
Gjatë një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, në ketë pozicion është emëruar Adela Demetja. Vendimi u mor me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
“V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje