
Teksa në Mal të Zi janë marrë të pandehur 9 ish-ministra, në Tiranë ka ndodhur vite më parë një precedent identik. Rreth 140 zyrtarë, përfshirë deputetë, ish-ministra, zv/ministra, sekretarë, drejtorë, gjyqtarë dhe prokurorë përfituan kredi të buta.
Prokuroria Speciale në Mal të Zi ka bërë një goditje të fortë sot, pasi ka marrë të pandehur 9 ish-ministra, shumica prej të cilëve janë aktualisht deputetë. Ata akuzohen se kanë abuzuar me ndarjen dhe përfitimin e banesave sociale dhe kredive të buta.
Janë rreth 500 banesa që kanë shkuar për të afërm të tyre, si dhe për deputetë, ministra, gjyqtarë etj. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe rrezikojnë secili deri në 13 vite burg.
Por teksa në Mal të Zi janë marrë të pandehur 9 ish-ministra, në Tiranë ka ndodhur vite më parë një precedent identik. Rreth 140 zyrtarë, përfshirë deputetë, ish-ministra, zv/ministra, sekretarë, drejtorë, gjyqtarë dhe prokurorë përfituan kredi të buta.
Gjatë kohës që Sali Berisha ishte kryeministër, përveç bashkive, jepte Kryeministria kredi të buta dhe ato kanë shkuara të gjitha për zyrtarët, në mënyrë klienteliste. Kur PS erdhi në pushtet, zbuloi se kishte një abuzim të llahtarshëm, pasi një pjesë e madhe e funksionarëve, të cilët rezultonin me disa vila dhe pasuri sheikësh, kishin marrë kredi të buta. Kredi që në fakt duhej të shkonin për familjet në nevojë dhe ata zyrtarë që vërtet e meritonin.
Mund të përmendim se kredi të buta përfituan: Oerd Bylykbashi- deputet i PD; Brikena Kasmi- ish zëvendësministrja e Drejtësisë; Adriatik Alimadhi- ish deputet; Iva Zajmi – ish zv.ministre e Brendshme, Spiro Ksera – ish zv.ministër i Punës, Enno Bozdo – ish zv.ministri i METE, Visho Lika – ish zëvendës ministër i Inovacionit, Gjergji Papa – ish deputet; Dorjan Teliti – ish-zv.ministër i Financave; Roland Bejko ish-Drejtor i Shkollës së Administratës; Ivi Kaso, ish-Këshilltar Kryeministrit Berisha apo ish-zëvendës ministrja e Jashtme Edit Harxhi.
Pasi PS mori pushtetin, ministrja Eglantina Gjermeni bëri një padi. Po ashtu KLSH konstatoi shkelje të shumta. Prokuroria e Tiranës madje nisi hetimet dhe sekuestroi dosjet për secilin emër. Skandali ishte se përfituesit nuk i kishin marrë kreditë nga institucionet ku punonin, si dhe nuk i meritonin. Por dosja më pas u harrua. Ata që i dhanë këto kredi ja hodhën paq, ndërsa deputetët e ish-ministrat gëzojnë apartamente e banesa të blera me kredi të buta, ndonëse kanë rrjepur ndër vite shqiptarët. /Pamfleti
Lini një Përgjigje