
Vizita e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, një ditë më parë në vendin tonë është komentuar gjatë nga shumë analistë dhe opinionistë.
Juristja Brisida Gjikondi ka theksuar se vizita e Clinton në Shqipëri ishte një emocion dhe një shprehje e mirënjohjes për atë që ai kishte bërë për një pjesë të kombi tonë në vitin 1999.
Gjikondi ka theksuar se ish presidenti amerikan ishte dhe personi i duhur për të dhënë mesazhet e nevojshme për situatën në të cilën gjendet Kosova në këtë periudhë, pasi sipas saj mund të cilësohet edhe si krijesë e Clinton.
“Me shumë emocion ishte vizita e Clinton në Shqipëri, për shkak të rolit që ai ka në mbijetesën e kombi tonë. Patëm një përcjellje jo shumë pozitive nga kjo vizitë, por e di që populli shqiptar është në dijeni të kontributit gjigand që Clinton ka për mbijetesën e Kosovës si shtet në 1999. Ka kaluar një çerek shteti qëkur Clinton i dha atë frymëmarrje gjysmës së kombi tonë. Ardhjes së tij i duhej që t'i jepej një mirënjohje nga të gjithë shqiptarët, ai erdhi në 1999 në kampin ushtarak të të amerikanëve në Kosovë ishte e rëndësishme që duhej që ai të vinte dhe të shikonte mirënjohjen që ne kemi ndaj tij dhe është mirë që ai shikon një numër i madh fëmijësh mbajnë emrin e tij. Fjalimi i tij në 1999 në Kosovë ishte si dy pika uji me atë që ka bërë dje, dhe për sa kohë Kosova është krijesa e vendimarrjes së tij është një ndër personazhet që ka më shumë moral për të folur për Kosovën e sotme që me këtë situatë po kthehet në një fuçi baruti për Ballkanin. Clinton nuk do të donte që e gjithë madhështia e tij të ikte dëm për një popularizëm”, u shpreh Gjikondi pë Abcnews.
Lini një Përgjigje