TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 23:48

Skandal apo dezinformim? Irani: Kemi siguruar akses te kompjuterët e MEK të sekuestruar nga policia shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Skandal apo dezinformim? Irani: Kemi siguruar akses te kompjuterët e MEK

Një deklaratë e fortë është lëshuar këtë pasdite nga Irani sa i takon aksionit në kampin e MEK.

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit ka shpërndarë një mesazh në Twitter ku spekulon për kompjuterët dhe serverat që u sekuestruan në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Ai tha se Irani ka fituar akses në një grup pajisjesh elektronike të konfiskuara gjatë operacionit të fundit nga policia shqiptare në kampin e organizatës Mujahedin-e-Khalq (MEK).

Sefer Kalaxhi, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, postoi të hënën në Tëitter një mesazh sipas të cilit, një dërgesë që përmbante disqe dhe kuti kompjuteri që i përkisnin MKO-së kishte mbërritur në Iran.

“Ekspertët iranianë janë aktualisht të angazhuar në marrjen e të dhënave nga këto pajisje dhe identifikimin e lidhjeve të grupit terrorist dhe qelizave sabotuese”, shtoi ai, shkruajnë mediat iraniane.

“Rezultatet kanë qenë premtuese deri më tani,” tha zyrtari.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një lajm zyrtar, apo dezinformim nga Irani për të shkaktuar tensione mes Tiranës me MEK.

Lini një Përgjigje