
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se Bill Klinton erdhi në Tiranë për t’i dhënë mesazh të qartë Albin Kurtit. Ish-presidenti e cilësoi si marrëzi rritjen e tensioneve në Kosovë, ndërsa sipas Spahiut ai ja bëri të qartë Kurtit se do të ketë fund më të keq se Berisha nëse nuk tërhiqet.
Në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Kos vau krijua nga SHBA dhe ata nuk falin.
“Clinton nuk i bëri asnjë kompliment Edi Ramës.
Një ish-president 77 vjeçar dhe i sëmurë prej 10 vitesh nuk udhëtoi për ti bërë reklamë kryeministrit të Shqipërisë, por për ti dhënë mesazhin e fundit Albin Kurtit, duke refuzuar edhe ta takojë. Mesazhi si “Baba i Kosovës” ishte i njëjtë me SHBA, Angli, Gjermani, Itali, Francë, Europë.
Fundi do jetë më tragjik se i Berishës.
Mos harroni që edhe Berisha votohej nga shqiptarët me shumicë, madje më shumë se Albin Kurti por sot SHBA i ka marrë nderin, fytyrën, vulën, partinë ...dhe madje ende nuk e dimë çfarë do i marrin tjetër.
Kujdes Albin se me ty hakmarrja do jetë e pamëshirshme sepse Kosova është investim Amerikan”, tha ai.
Lini një Përgjigje