TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 22:52

Pse e drodhi Rama për Ballkanin e Hapur? Bushati: Zhbërja brenda një nate, vendimmarrje autokratike

Shkruar nga Pamfleti

Pse e drodhi Rama për Ballkanin e Hapur? Bushati: Zhbërja brenda

Analisti Andi Bushati ka deklaruar se mbyllja e Ballkanit të Hapur është një gjë e mirë, pasi sipas tij ai ishte vetëm një mjet për të promovuar Ramën dhe Vuçiçin.

Por sipas tij, vendimi i Ramës për ta zhbërë brenda natës një projekt që e kishte cilësuar si strategjik, është autokrat.

Nga të gjitha aspektet është një gjë e mirë dalja nga kjo marrëzi. Por në një  vend demokratik shtrohen disa pyetje; Rama ka shkuar para 27 liderëve te BE dhe u ka thënë përkrahni Ballkanin e Hapur se ndryshe do ketë gjak dhe luftë në këtë rajon. Tani, do ketë gjak dhe luftë që doli Edi Rama nga Ballkani i Hapur? E ka quajtur Ballkanin e Hapur projekt strategjik për shqiptarët, si u zhbëka brenda natës? Jemi sërish në kushtet e vendimmarrjes autokratike. S’e dimë pse ka ndodhur kjo gjë. Na u tha që do kemi miliona të mira që s’i pamë kurrë dhe tani dolën të këqija”, tha Bushati në emisionin “Now”.

 

bushati rama

Lini një Përgjigje