TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2023, 10:21

“Zoti president të dua sa Kosovën”/ Djali që tërhoqi vëmendje në ceremoninë e pritjes së ish-presidentit Bill Clinton

Shkruar nga Pamfleti

“Zoti president të dua sa Kosovën”/ Djali që

Egzoni është një djalë që mban dy shtetësi: shqiptare dhe suedeze i ka shprehur fjalë zemre ish-presidentit të SHBA-ve Bill Clinton. Gjyshi i të riut me origjinë nga Kosova duket se ka influencuar shumë në dashurinë e tij për Kosovën.

Fotoja e tij, veshja tradicionale, mesazhi që zgjodhi t’i përcjellë presidenti Klinton tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave.

“Zoti president, të duam sa Kosovën”, ishte mesazhi i një dashurie të madhe që çdo shqiptar, e veçanërisht shqiptarët e Kosovës i shfaqin presidentit, që bëri të mundur çlirimin dhe ndërtimin e një jete të lirë në tokën e tyre në Kosovë.

Ndërsa, nëna e Egzonit, Pranvera, në një mesazh emocionues shkruan: “Egzon tokën djalë pas djali rrjedh në deje Igrishta, Gashi, Krasniqi. Unë e thërras me përkëdheli “Gashiani im” e kur i ka hije në krye plisi jonë i them “Rugovasi im”.

bill clinton vemendje kosove

Lini një Përgjigje