TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2023, 07:34

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Deri në orët e pasdites vendi ynë paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët, më të theksuara përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa në orët në vijim pritet që vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në territor, ku në të gjithë zonën malore do të ketë rrebeshe shiu. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

moti parashikim

Lini një Përgjigje