Shqipëria mikpriti siç e ka traditë Presidentin amerikan më të dashur ndaj shqiptarëve e kjo tanimë s’ka pse të jetë kompleks të thuhet. Bill Clinton i dhuroi shqiptarëve një ditë inkurajuese me një agjendë që i përfshiu të gjithë.
Pas ceremonisë protokollare, në orët e mbrëmjes, Presidentit Clinton, nën shoqërinë e Kryeministrit Edi Rama, iu tregua një anë tjetër e Shqipërisë e shqiptarëve, ndoshta arma më e fortë jona, që ai duke qenë mysafir për herë të parë nuk e njihte, por me siguri ka dëgjuar shumë në vendin ku jeton, nisur nga episode që rrëfeu një natë më parë.

Pyetja që i kuriozoi të gjithë dje, ishte se ku do të darkonte Presidenti Clinton?
Zgjedhja në fakt nuk surprizoi ndokënd, pasi ishte thjesht e duhura. ‘Tribe’ Restorant në zemër të Tiranës!
Vetëm pak metra nga Kryeministria, në pedonalen më identifikuese të kryeqytetit, Presidenti amerikan u nderua me mikpritjen speciale, që në fakt ‘Tribe’ e rezervon për çdokënd.

Ne zbuluam fotot nga ‘Tribe’, ku Bill respektoi ngrohtë edhe stafin, me të cilët edhe pozoi në fund pasi shijoi gjithçka. E kjo padyshim shenjë që tregon se ka mbetur pa fjalë, njësoj siç u shpreh kur dëgjoi e pozoi edhe me të gjithë ata fëmijë nga Kosova që mbanin emrin e tij e të bashkëshortes Hillary.
Presidenti është ndjerë mik special në ‘Tribe’ Restorant, që karakterizohet nga një ambient modern, me arredim që identifikohet me thellësinë e plot ngjyra që të bëjnë të ndihesh në vendin ideal.

Kuzhina e shumëllojshme dhe mahnitëse në shije po aq sa në pamjen vizuale që të ofron tavolina e mbushur, ka marrë padyshim komplimentet edhe nga ky njeri i madh, jo vetëm për shqiptarët.
Menuja e pasur, kuzhinierët profesionistë e stafi i përulur në mjeshtërinë e shërbimit cilësor e kanë bërë Presidentin Clinton ndoshta të rezervojë në heshtje vizitën e radhës.
Lini një Përgjigje