TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2023, 15:25

Atentati në Fushë-Krujë, Karamuço: Do të sjellë një zinxhir të ri vrasjesh, autorët kanë qenë të zonës

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Fushë-Krujë, Karamuço: Do të sjellë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në Fushë-Krujë ku për pasojë janë regjistruar një viktimë 29-vjeç dhe janë plagosur 2 fëmijë të mitur.

Teksa bëjmë me dije se atentati ka pasur në shënjestër Gentjan Bejtjan, i ftuar në studion e ‘Breaking’, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka bërë një paralajmërim të frikshëm.

Karamuço ka thënë se kjo ngjarje, mund të ketë pasoja të tjera edhe më të rëndë duke iu referuar kështu hakmarrjes.

Nëse duan të të terrorizojnë të hedhin një eksploziv. Por në këtë rast ishte një atentat i mirëfilltë, sepse derisa i janë afruar banesës aq afër dhe kanë shkrepur armën, merr parasysh që e dinin shumë mirë se kujt po ia bënin këtë gjë.

Ata janë po të zonës aty, nuk janë shumë larg, mbase edhe të ardhur, por të organizuar nga një banor i zonës. Pritet hakmarrje patjetër, policia duhet të mbaj nën kontroll situatën, jo me fushata.

Me atë që ndodhi dje do të ketë ngjarje të tjera të rëndë”, tha Karamuço.

karamuco fushe kruje

Lini një Përgjigje