
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka folur lidhur me dhunën e shkaktuar nga rrjetet sociale. Një fenomen shumë i përhapur kohët e fundit duke u kthyer në një shqetësim për vetë faktin se shumë raste kanë agravuar deri në rrezikimin e jetës.
Karamuço risolli edhe një tjetër fenomen që sipas tij është përhapur në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se gjatë muajit të Ramazanit është rritur bullzimi ndaj fesë.
“Rastet janë edhe më shumë por aq marrin guximin për të bërë denoncime. Tani mendojnë që kanë një liri për të bërë gjithçka. Këtu kemi faj edhe ne, institucionet pasi ky trend ka evoluar shumë shpejt dhe ende nuk kemi marrë masa me një disiplinim që do të shpëtonin jetë njerëzish dhe nga njëherë cënim të imazhit apo dëme ekzistenciale që shkaktohen. Janë trende që nuk vihen re vetëm në Shqipëri, jo. Kjo vihet re në të gjithë Europën. Në diskutimin që është bërë sot në Kongresin Amerikan flitet të bllokohet gjithçka për moshën 14 vjeç, por edhe për moshën 16 vjeç po diskutohet. Pra ne duhet ta marrim më shumë seriozitet pasi kemi shumë ngjarje që kanë kaluar në vrasje, dhunime fizike, përndjekje, shantazhe. Duhet të ndërgjegjësojmë edhe moshat që janë pak më të rritur që të jenë vëzhgues dhe denoncues. Sidomos tani në këtë muaj në Maqedoninë e Veriut ka një shifër në rritje, bullizohen fetë e tjera përse nuk respektojnë muajin e Ramazanit dhe këto shkojnë shumë më lart”, tha Karamuço për “Abc News”.
Lini një Përgjigje