TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Shkurt 2025, 10:04

Sekuestrimi i celularit nga SPAK, gjyqtari Erjon Bani vendos sot për kërkesën e Ajola Xoxës

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrimi i celularit nga SPAK, gjyqtari Erjon Bani vendos sot për
Ajola Xox

Gjyqtari Erjon Bani që la në fuqi masën arrest me burg për Erion Veliaj, do të shqyrtojë sot ankimin e Ajola Xoxës mbi sekuestrimin e celularit të kësaj të fundit, nga ana e SPAK, gjatë kontrolleve në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 13:30 me dyer te mbyllura. Për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranes, GJKKO zbuti masën nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.

Nuk dihet nëse Xoxa do të paraqitet personalisht apo do të përfaqësohet nga avokati i saj.

sekuestrimi i celularit nga spak

Lini një Përgjigje