Edval Zoto, konsulent financiar i specializuar për skemat e mashtrimit, thotë se studimet tregojnë se korrupsioni ka një kosto që arrin gati 5 % të të ardhurave vjetore. Kjo shifër sipas tij bazohet në studimet e kryera nga Shoqata Ndërkombëtare e Ekspertëvë kundër mashtrimit në korporata.
“Ky vlerësim është një e dhënë për vendet e Evropës, përfshirë dhe rajonin e Ballkanit, sipas të cilës 5 % e të ardhurave vjetore në një organizatë ku përfshihen edhe ato shtetërore humbasin gjatë një viti si pasojë e skemave të mashtrimit, që është një nga format e korrupsionit”, sqaroi Zoto gjatë një interviste në Vizion Plus.
Të dhënat më të detajura tregojnë se mesatarja e korrupsionit në një rast arrin në mijra dollarë
“Studimet thonë se në çdo rast brenda një organizate korrupsioni kushton rreth 200 mijë dollarë. Kjo shifër është një e dhënë mesatare, por në varësi të llojit të biznesit dhe aktiviteti, ajo është edhe më lartë. Nëse skemat janë më të ndërlikuara me përfshirjen edhe të zyrave të shtetit humbjet arrijnë 575 mijë dollar”, deklaroi Zoto.
Sipas ekspertit në vitet e fundit nuk është më problem ryshfeti edhe pse ai është forma më klasike e korrupsionit. Sot problem sipas studimeve është korrupsioni në nivelet e larta qeveritare, ku skemat e abuzimit kanë mbështetjen e qeverisë, një fenomen ky prezent në të gjithë vendet.
Lini një Përgjigje