TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 15:15

Seanca paraprake për Ilir Metën, GJKKO urdhëron SPAK t’i japë fashikujt e hetimit; gjyqi shtyhet për në 22 dhjetor

Shkruar nga Laura Kayali

Seanca paraprake për Ilir Metën, GJKKO urdhëron SPAK t’i

GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor seancën ndaj Ilir Metës, i cili prej tetorit të vitit të kaluar ndodhet në qeli, ndërsa SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të tij.

Gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i dërgojë Metës fashikujt e dosjes brenda kësaj jave.

“Dua të njihem me fashikullin e hetimit. Jeni të lutur të më vendosni në dispozicion materialet”, u shpreh Ilir Meta gjatë seancës së sotme.

Më herët avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se Meta do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore, ndërsa dy ditë më parë, kreu i PL kërkoi që të mos qëndronte në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si shkelje të të drejtave kushtetuese dhe të të drejtave të njeriut.

Në kërkesën depozituar GJKKO-së, thuhej se nëse nuk do të merrej parasysh kjo kërkesë, nuk do të merrnin pjesë në seanca.

Prej disa javësh në GJKKO po zhvillohen seanca, për të vendosur më pas nëse dosja e ish-Presidentit të Republikës, duhet të kalojë ose jo për gjykim.

Ndaj Metës SPAK ka ngritur një seri akuzash. Dy dosjet që e ccuan Ilir Metën në qeli janë ajo e lobimit në SHBA dhe CEZ/DIA.

 

Lini një Përgjigje