TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 15:02

Habit Qefalia: Po mos ndodhin atentate, atëherë i bie që Policia mos të ekzistojë

Shkruar nga Pamfleti

Habit Qefalia: Po mos ndodhin atentate, atëherë i bie që Policia

Xhemal Qefalia, zëvendësministri i Brendshëm, duke komentuar situatën e kriminalitetit në vend, u shpreh se atentate ndodhin kudo në botë.

I ftuar në News24, Qefalia tha se emërimi i tij nuk erdhi fill pas atentatit në Rinas, por ishte planifikuar më herët.

Reagimi i Qefaliajt vjen në një kohë kur dy atentate të forta tronditën vendin. i pari ndodhi në rrethrrotullimin e Rinasit, një prej zonave që konsiderohet si më e sigurta, ndërsa i dyti në Elbasan, ku u ekzekutua një biznesmen.

 “Këto ngjarje cënojnë sigurinë publike. Por këto janë ngjarje ndodhin dhe në vende të ndryshme të botës.

Në media u njohëm pak ditë më parë që u sulmuan dy ushtarë në Shtëpie e Bardhë, ndaj të tilla ngjarjen ndodhin. Por vrasja në Elbasan u zbulua në kohë rekord.

Nëse nuk ndodhin ngjarje, i bie mos të ketë dhe polici. Nuk duhet të fokusohemi te dy ngjarje për të demoralizuar punën e policisë”, tha Qefalia.

Lidhur me emërimin e tij si zv.ministër, Qefalia u shpreh se ky është një vlerësim që i ka bërë Kryeministri Edi Rama.

“Ai miratoi qenien time si zv.ministër i Brendshëm. Është një profil që e njoh. Në aktivitetin politik, si anëtar i Komisionit të Sigurisë, kemi miratuar ligje që do të duhet t’i ndjekësh nga afër.

Do të bëj maksimumin për rritje të elementëve të sigurisë publike.

Nuk lidhet kjo ngjarje me emërimin tim. Ishte një veprim që kishte kohë që kishte nisur. Mbledhja qëlloi që do të ishte në atë datë dhe nuk përputhet me ngjarjen që ndodhi në dalje të aeroportit të Rinasit”, tha ai.

Lini një Përgjigje