TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 13:28

Takimet në Durrës, analisti: Ervin Salianji nuk ka stof lideri

Shkruar nga Pamfleti
Takimet në Durrës, analisti: Ervin Salianji nuk ka stof lideri
Ervin Salianji dhe Sali Berisha

Gazetari Mentor Kikia tha se ajo që po ndodh brenda PD-së është proces i mirë për demokracinë brenda një partie, megjithëse shtoi se kjo lloj lëvizjeje është parë edhe më parë. 

Kikia përsëriti se Berisha duhet të largohet, por tha se nuk e sheh Salianjin me stofin e një lideri politik. 

"Nëse kemi të bëjmë me një përpjekje për të trazuar ujërat, apo për të ngritur një lëvizje brenda PD në mënyrë që të kemi një kandidat për zgjedhjet, besoj se është gjëja e duhur, por nuk më duket mënyra e duhur. Kjo lloj lëvizjeje më duket si histori e lexuar, e parë. Ajo foltorja e parë kur Berisha riktheu një pjesë të PD nën kontrollin e vet, pas konfliktit që ishte krijuar me Bashën. Nëse do të kishte një gjë që lidhet me përpjekjet për të ndryshuar apo rinovuar lidershipin e PD mendoj nuk është e nevojshme të ndërmerren të tilla takime. E kam thënë që PD nuk mund të vijë në pushtet me Berishën. E pata thënë para zgjedhjeve dhe s’jam i kënaqur që u konfirmua se askush nuk ka qarë nga një status quo politike. Nevoja për ta ndryshuar lidershipin dhe për ta rinovuar partinë është e domosdoshme, urgjente.

Numri i njerëzve që e mbështesin tregon që lëvizja nuk është për të mos u konsideruar. Një PD në mandatin e 4 në opozitë, njerëzit janë të lodhur. Tregon që anëtarët janë të bindur që ka një urgjencë për të ndryshuar. Pikëpyetja është a mund ta bëjë Salianji? Ka interpretime dhe vlerësime personale. Nuk mendoj se Salianji e ka stofin e një lideri. Nuk është provuar, nëse i jepet mundësia mund ta provojë, e vetmja gjë që ka bërë është që ka hyrë në burg për një kauzë denoncimi dhe është shfaqur me një hu në dorë ndërkohë që njëra palë sulmonte tjerët. Nuk janë tregues për të dëshmuar lidership politik. Ndoshta kjo nismë që ka ndërmarrë mund t’ia nxjerrë dhuntinë për të drejtuar dhe për t’u faktuar dhe nuk është dëshmuar.

Pavarësisht se nuk e shoh Salianjin me stofin e një lideri politik. Ajo që po ndodh është gjë e mirë me demokracinë brenda një partie. Sali Berisha do duhej ta kishte tërhequr vetë një proces të tillë.", tha Kikia në MCN.

ervin salianji sali berisha pd

Lini një Përgjigje