TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2025, 22:57

Safet Bajri thyen heshtjen dhe shfaqet në media: Nuk kam lidhje me masakrën e Dobraçit, po abuzohet me emrin tim

Shkruar nga Pamfleti

Safet Bajri thyen heshtjen dhe shfaqet në media: Nuk kam lidhje me

Pas akuzave të prokurorisë dhe aksionit sot në Shkodër, Safet Bajri ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë provë konkrete që ta lidhë me tre ngjarjet kriminale të përmendura nga Prokuroria dhe se është gjithmonë i hapur për të bashkëpunuar me hetimet. Ai u shfaq në një lidhje direkte në "Top Story" me Grida Dumën 

E kam bërë kallëzimin, se njerëzit vënë gjoba në emrin tim. Njerëzit i bëjnë me qëllim, por nuk jam unë, prandaj u kam kërkuar tu drejtohen organeve ligjzbatuese. Nuk është aspak e vërtetë.

E dyta, për Masakrën e Dobraçit, më vjen shumë keq, se jemi rrit me ta. Më vjen keq edhe për Bushatin, e kam pasur mik para se të hyja në burg. Sinqerisht më vjen edhe për djalin e familjen Lici. Por djemtë e viktimave janë rritur, por Bajrat nuk kanë lidhje me to. Uroj që të arrestohet dikush për masakrën e Dobroaçit.

Më janë sekuestuar nja 17 mijë euro, u kanë bërë edhe fotot. Por çdo gjë ka qenë korrekte. Por të shikohen gjërat drejt. Më keni futur në panik të gjithë familjen. Media nuk po e respekton punën e familjes. Çfarë po bëni” tha Safet Bajri.

 

Lini një Përgjigje