TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2025, 21:33

Deklarata e fortë e Arben Llangozit: SPAK do të arrestojë kryeministrin Rama

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e fortë e Arben Llangozit: SPAK do të arrestojë

Avokati Arben Llangozi ka folur lidhur me arrestimin e Veliajt në emisionin “Të Pashoq”. Ai ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se shumë shpejt SPAK do të arrestojë edhe kryeministrin Rama.

Avokati thekson se arrestimi i tij do të vijë gjatë kohës së ndodhet në detyrë. Ai shton se ky arrestim do të bëhet me bekimin e ndërkombëtarëve konkretisht të SHBA.

-Sipas jush pse u dërgua Erion Veliaj në paraburgimi ne Durrësit?

Unë mendoj se u dërgua aty pasi aty ka shokët e Partisë Socialiste dhe ai do të jetë burgu i PS. Në fund nuk do të quhet më IEVP por do të jetë burgu i organizatës kriminale të Partisë Socialiste. Dumani do realizojë drejtësi edhe pse ka presionet e veta nga qeveria. Unë nuk e diskutoj që edhe kryeministër do të arrestohet, me bekimin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Në Shqipëri bëhet korrupsion dhe i vetmi person që nuk ka dijeni është kryeministrin i vendit tonë. Atëherë lind pyetja? Pse inceneratorët marrin fonde kur nuk janë funksionale? A janë pezulluar këto fonde që shkojnë çdo ditë në inceneratorin e Tiranës, kryeministri i vendit? Jo. Atëherë del që kryeministrin ka dijeni sepse nuk merr masa dhe e bën këtë sepse qëndron vetë pas këtyre aferave dhe skandaleve. Sepse nqs sdo kishte interes në këtë aferë do të kishte pezulluar fondet. Kjo e bën të implikuar kryeministrin dhe nuk po merr asnjë masë. Altin Dumani është një dijeni të kësaj.

 

Lini një Përgjigje