
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur me publikimin e disa fotove nga seanca gjyqësore për Erion Veliajn.
Fotot e Veliajt gjatë seancës së GJKKO u publikuan nga një portal, ndërsa sipas rregullores së gjykatës, vetëm prokurori i çështjes mund të lejohet të mbajë celular në sallë.
Karamuço tha se duhet të nisë një hetim i brendshëm, duke hedhur dyshime se mund të jenë nxjerrë nga funksionarë brenda institucionit.
“Duhet të kenë dalë nga punonjës të atij institucioni. Ndalohet hyrja në kompleksin e madh, pa dorëzuar celularët që kanë një sirtar. Celularët i mban garda poshtë. Celularë mund të mbajë prokurori. Nuk lejohen edhe sendet që mund të përbëjnë objekt përgjimi përveç celularëve. Pasi i dorëzon, kalon në urën e kontrollit dhe në rastet kur ura nxjerr sinjalet e kuqe, kontrollohesh fizikisht në anën e truprojës. Është funksionar ai që i ka nxjerrë, se qytetarët nuk lejohen. Duhet të bëhet hetim i brendshëm sepse ka kamera sigurie gjithandej dhe të kuptohet se kush është personi. Këtë mund ta ketë vetëm efektivët e ruajtjes së rendit të sigurisë nëpër sallat e gjyqit. Funksionarë publike. Këto raste krijojnë një precedentë shumë të keq”, tha ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje