
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka “zbërthyer” deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi prokurorët e SPAK që të mos guxojnë të mendojnë t’i marrin atij telefonit.
Karamuço tha se nuk ka dijeni që të ketë ndonjë hetim ndaj Ramës, teksa ngriti si problematikë faktin se SPAK po sekuestron në masë celularët.
“Nuk kam të dhëna që ndaj kryeministrit po bëhen hetime, por ishte pjesë e frustrimit politik për shkak të një veprimtarie që po bën SPAK me marrjen e celularëve. Janë me qindra celularë të marrë. Avokatët thonë se ka praktikë jo ligjore. Këtë duhet ta zgjidhë Kushtetuesja se në çfarë rrethana merret. Në këtë kuadër foli dhe Kryeministri se çfarë janë këto veprime. Hajde t’i sqarojmë sepse duket e tepërt. Edhe masa e paraburgimit duket e tepërt, por shifrat flasin ndryshe. Jo të gjithë ata që hetohen nga SPAK janë në paraburgim. Janë vetëm 37 për qind”, tha ai në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje