TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2025, 18:05

Mira Murati vendos të rivalizojë OpenAI, hap kompaninë e saj të Inteligjencës Artificiale

Shkruar nga Pamfleti

Mira Murati vendos të rivalizojë OpenAI, hap kompaninë e saj

Ridel në skenë Mira Murati.

Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, shqiptarja-amerikane ka hapur kompaninë e saj.

E quajtur Thinking Machines Lab, sipas mediave të huaja, kompania ka qëllim “t’i bëjë sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme gjerësisht, të personalizueshme dhe përgjithësisht më të afta”.

Kompania premton gjithashtu të paktën një nivel të transparencës publike duke u zotuar të publikojë rregullisht kërkimet teknike.

Në një njoftim për shtyp, kompania sugjeron se është ndërtimi i produkteve që ndihmon njerëzit të punojnë me inteligjencën artificiale dhe jo sisteme plotësisht autonome.

“Ne po ndërtojmë një të ardhme ku gjithkush ka akses në njohuritë dhe mjetet për ta bërë IA të punojë për nevojat dhe qëllimet e tyre unike,” thuhet në deklaratën për shtyp.

Murati ka nisur punën me një ekip prej rreth 30 studiuesish dhe inxhinierësh kryesorë nga konkurrentët përfshirë OpenAI, Meta dhe Mistral.

Lini një Përgjigje