TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2025, 15:35

Kërkoi kthimin e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi kthimin e celularit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës, e cila kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar nga agjentët e BKH-së.

Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë sencës së sotme.

Gjyqtari Engert Pëllumbi, në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi sekuestrimin e celularit të Ajola Xoxës. Lidhur me këtë vendim, Xoxa ka mundësi të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 19.02.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 53, datë 12.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X.,  Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me kundërshtimin e vendimit për sekuestrimin e sendeve”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 736, datë 20.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftim.

 

Lini një Përgjigje