TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2025, 13:48

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut Elbasan, ja kush e zëvendëson

Shkruar nga Pamfleti

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut Elbasan, ja kush e zëvendëson

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Ali Mysliun si prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Mësohet se në vend të tij është emëruar ish-zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja.

Ilir Bejtja, që tashmë do të jetë prefekt i Qarkut Elbasan, së fundmi është paraqitur dy ditë radhazi në SPAK (10 dhe 11 shkurt). Ai është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm, por ende nuk dihet për çfarë.

Bejtja është shkarkuar nga detyra e zv.ministrit të Energjisë më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie, ndërsa ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste.

Vendimi:

Vendimi për

Lirimin dhe emërimin në dteyrë të prefektit të qarkut të Elbasanit

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lini një Përgjigje