
Eksperti Fatjon Softa ka folur lidhur me operacionin policor për goditjen e trafikut të drogës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Policia ka sekuestruar 900 kg marijuanë transportuar me skafe nga Vlora në Puglia, 10 kg hashash dhe shumë doza heroinë. Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 147 persona dhe janë sekuestruar 90 mijë euro cash.
Softa theksoi se mbetet për t’u parë se kush janë dhe deri ku shtrihen aktivitetet e këtij grupi kriminal. Ai u shpreh gjithashtu se niveli i përfshirjes së personave me pushtet janë tipike për këto ngjarje dhe aktiviteti kriminal i këtyre grupeve ku janë të përfshirë dhe njerëz të ligjit mbetet shumë shqetësues.
Softa tregon edhe një rast kur një punonjësi policie tek “Kodra e Diellit” i janë gjetur 120 mijë euro brenda një automjeti luksoz.
“Në disa raste janë parë që persona përkojnë edhe në territorin shqiptar, por dhe në territore të tjera duke filluar nga Amerika Latine. Në këtë aktivitet raportohet se ka qenë edhe një person në territorin shqiptar i cili rezulton se është i ndaluar në burgjet shqiptare.
Të gjitha ato operacione të suksesshme ndërkombëtare kanë qenë ato operacione që kanë qenë të bashkërenduara dhe të bashkëorganizuara me partnerët ndërkombëtarë. Dhe këto operacione kanë pasur hetime afatgjatë dhe të thelluara, ndaj kanë shkuar direkt tek arrestimet.
Sepse ka përfshirje, ku nuk janë të pakta rastet ku punonjës policie kanë qenë të përfshirë apo organizonin grupet të cilët kanë qenë arrestuar, ka pasur raste kur një punonjësi policie tek “Kodra e Diellit” në një makinë luksoze i janë gjetur 120 mijë euro brenda, që janë lekë të marra nga këto aktivitete kriminale.
Dhe këtë e ka evidentuar edhe vetë SPAK-u, ku niveli i përfshirjes së personave me pushtet janë tipike për këto ngjarje dhe aktiviteti kriminal i këtyre grupeve ku janë të përfshirë dhe njerëz të ligjit mbetet shumë shqetësues”, u shpreh ai për “Ora News”.
Lini një Përgjigje