TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2025, 19:39

‘Nuk je i regjistruar si lobist”, LaCivita përplaset me gazetarin e NYT për Berishën

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk je i regjistruar si lobist”, LaCivita përplaset me

Chris LaCivita, i cili është zgjedhur si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, është përfshirë në replica me gazetarin e New York Times, Kenneth P. Vogel. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin “X” akuzon LaCivitan se nuk është regjistruar për të lobuar për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

Por LaCivita në reagimin e tij thekson se ai nuk ka nevojë të regjistrohet, pasi nuk po lobon për Berishën, por se është konsulent për fushatën e PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ai i kujton gazetarit të NYT që po bën të njëjtën punë siç kanë bërë qindra konsulentë demokratë, por që gazetari sipas tij, nuk do t’i përmendte kurrë.

Më herët në një intervistë për New York Times, LaCivita e karakterizoi punën e tij si një vijimësi të asaj që ai bëri për ta ndihmuar Presidentin Trump drejt fitores.

“Unë po eksportoj atje idetë e fushatës së MAGA-s, pra ta bëjmë Shqipërinë të Madhe përsëri! Është në përputhje të natyrshme me idetë tona sesi të mundim një socialist në pushtet në Shqipëri që është një peng dhe kukull e familjes Soros”.

LaCivita argumenton se shpallja non grata e zotit Berisha nga ish-administrata e Biden ishte e motivuar politikisht.

Ai mendon se përvoja e Berishës përafrohet me atë të zotit Trump. LaCivita, mendon se pas sanksioneve dhe pretendimeve te pabazuara ndaj Berishës qëndron megadonori i të majtëve amerikanë George Soros.

“Unë nuk loboj. Unë bëj fushata, dhe kjo është ajo që po bëj, shumë e drejtpërdrejtë”, tha ai.

Lini një Përgjigje