TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shkurt 2025, 20:18

Aksioni i RENEA-s në Shkodër, gazetarja tregon personazhin që kërkohet për përplasjen në Bushat

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i RENEA-s në Shkodër, gazetarja tregon personazhin që

Gazetarja Aida Topalli ka treguar detaje për operacionin e fundit të RENEA-s ndaj fiseve Bajri dhe Prendi në Shkodër. Ajo ka folur lidhur me përplasjen e armatosur në Bushat vitin e kaluar, pas prishjes së pazareve të drogës.

Sipas Topallit, policia po vijon kërkimet për të bërë të mundur arrestimin e Prendit. Ajo shton se ditën e djeshme janë ushtruar kontrolle në banesat e fisit Bajri, anëtareve të grupit si dhe banesat e fisit Lici.

Ajo thekson se shkak i konfliktit ka qenë mosdërgesa në destinacion e një dërgese droge nga fisi Prendi dhe kërkesa e llogarisë nga pala tjetër e Bajrit, pasi është pretenduar edhe kthimi i parave të dyshuara si të humbura apo të vjedhura.

“Vijon operacioni i Policisë në Shkodër për masakrën e Dobraçit. RENEA është te banesa e Aleksandër Prendit për hetime dhe kontrolle, lidhur me një atentat në zonën e “Gurit të Zi”, ku kemi pasur përplasje mes fisit Prendi dhe anëtarëve të fisit Bajri. Deri tani nuk është bërë i mundur arrestimi i Prendit, por kërkimet vazhdojnë. Edhe dje u zbarkua në Kiras e Dobraç, apo në “Guri i Zi”, ku janë ushtruar kontrolle në banesat e fisit Bajri, anëtarëve të grupit si dhe banesat e fisit Lici. Këto për ngjarjen e ndodhur në Bushat më 2024, përplasja me armë mes grupeve Bajri-Prendi dhe SPAK e ka zbardhur. Nuk është bërë e mundur që nga kontrollet të gjendet në banesë Safet Bajri dhe anëtarë të tjerë, për përplasjen e armatosur mes fiseve në Bushat. Burimet thonë se shkak ka qenë mosdërgesa në destinacion e një dërgese droge nga fisi Prendi dhe kërkesa e llogarisë nga pala tjetër e Bajrit, pasi është pretenduar edhe kthimi i parave të dyshuara si të humbura apo të vjedhura. Kemi të bëjmë me konflikt të nisur për trafikun e drogës dhe jo për hakmarrje. Në përplasjen e Dobraçit Prokuroria ka prova se ka pasur përplasje mes fiseve Bajri dhe Lici, ku pati edhe 4 të vrarë”, tha Aida Topalli për “Report Tv”. 

Lini një Përgjigje